ShowBiz
Zbulohen 8 personazhet e parë të konfirmuar në Ferma VIP!

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të dytë të “Ferma VIP” dhe kërshëria për të mësuar sa më shumë informacione rreth tij është e madhe.
Sigurisht pasi u zbulua se ky reality show do të jetë në moderimin e Luana Vjollcës, interesi është i lartë për Vipat që do të jenë pjesë e këtij edicioni të dytë.
Burime për “Bordo” kanë zbulaur disa nga ‘fermerët’ e parë që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’. Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani (nga Përputhen).
Pak javë më parë po burime për “Bordo” kanë zbuluar se opinionist i “Ferma VIP” do të jetë Olti Curri.