“U nxi u bë sterr”, nxehet situata mes Aldos dhe Rizartës në krevat në orët e vona të natës

“U nxi u bë sterr”, nxehet situata mes Aldos dhe Rizartës në krevat në orët e vona të natës
Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Aldo dhe Rizarta po vazhdojnë të krijojnë një lidhje të afërt, duke shfaqur gjithnjë e më shumë afrimitet me njëri-tjetrin.
Dy banorët, të cilët e kanë pranuar hapur pëlqimin mes tyre, tashmë po kalojnë shumë kohë së bashku, madje edhe duke fjetur pranë njëri-tjetrit.
Në një nga momentet e fundit, ndërsa qëndronin shtrirë, Aldo dhe Rizarta shkëmbyen një bisedë interesante dhe plot humor.
Gjatë bisedës, Aldo i propozoi Rizartës që t’i “bllokonte damarin” për ta ndihmuar të flinte më shpejt, ndërsa ajo e pyeti nëse e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë.
Ndërsa dialogu vazhdoi, Aldo zbuloi se tipari që e pëlqen më pak te vetja është modestia e tepruar.
Kjo bisedë ka ngjallur reagime te shikuesit, të cilët po ndjekin me kureshtje dinamikën mes dy banorëve dhe po spekulojnë nëse raporti i tyre do të shndërrohet në diçka më shumë se një miqësi.