Lajme

“Veliaj ka nisur t’i bëj presion”, Basha i përgjigjet Ramës: Ruhu se Lali Eri s’e mban burgun

Drejtuesi Politikë i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vijuar me përgjigjet ironike ndaj kryeministrit Rama.

Kësaj radhe Basha i përgjigjet bashkë me kandidatin për deputet në Njësinë 4 në Tiranë, Hysen Xhura. “Koalicioni Euroatlantikë, Rame, kandidat për deputet. Tek Njësia 4, tek kolona 4. Ja ku e ke” – thotë Basha.

Ai më tej i sugjeron kryeministrit që më mirë është të merret me shokët e tij, pasi po i dalin durësh. “Se ma dot burgun Lali Eri, Rame. Kishte fillu me lëviz, po t’bën presion. Ruhu Rame se dy paketa t’i dhash për njonin, mos më bëj të shkoj të blej dhe ca paketa të tjera. E mer vesh vet ti” – shprehet më tej Basha.

Reagimi i Bashës:

E Rame, ke fillu me u marr me shokët e mi. Kishe kërku Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin, o Rame. Hysen Xhurën.

Hysen Xhura: Këtu jam këtu, Njësia 4, kolona 4.

Lulzim Basha: Koalicioni Euroatlantikë, Rame, kandidat për deputet. Tek Njësia 4, tek kolona 4. Ja ku e ke. Po ç’punë ke me shokët e mi Rame! Meru me shokët e tu se po të dalin durësh. Se ma dot burgun Lali Eri, Rame. Kishte fillu me lëviz, po t’bën presion. Ruhu Rame se dy paketa t’i dhash për njonin, mos më bëj të shkoj të blej dhe ca paketa të tjera. E mer vesh vet ti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button