Tragjedi në aksin Fushë-Krujë-Vorë! Makina përplaset me betonieren dhe shpërthen në flakë, 4 të rinj humbin jetën

Një tragjedi ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Vorë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinj janë djegur brenda.
Sikurse mësohet Benzi ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.
Policia Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.