Pamjet që po mallëngjejnë rrjetin! Elefanti humb shoqen prej 25 vitesh, refuzon të dorëzojë trupin e saj

Një video mallëngjyese po bën xhiron e internetit orët e fundit. Një elefant femër kupton që shoqja e saj nuk jeton dhe reagimi i saj i bën të gjithë të qajnë. Historia e tyre është më se prekëse dhe tregon shumë për inteligjencën emocionale të elefantëve.
Xheni dhe Magda punuan së bashku si kafshë cirku në Rusi për më shumë se 25 vjet. Kur dolën “në pension”, ato argëtuan turmat teksa bredhin në Parkun Safari Taigan në Krimenë e pushtuar nga Rusia.. Një ditë Magda iu afrua Xhenit dhe pa që ajo nuk lëvizte. Në fillim, ajo e shtyu butësisht me noçkën e saj në pika të ndryshme të trupit të saj. Kur nuk pa asnjë reagim, ajo mbështolli noçkën e saj me atë të Xhenis së pajetë. Kur e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ra mbi të duke u përpjekur ta përqafonte.
Gjuha e trupit të Magda tregon se sa e fortë ishte lidhja e tyre dhe sa e lartë është inteligjenca emocionale e një elefanti si një kafshë . Jeta e mjerë në cirk, me gjithçka që duhej të duronin për kaq shumë vite, i bëri miq dhe tani njëri mbeti vetëm dhe duhej t’i thoshte lamtumirë tjetrit.
Kur erdhën veterinerët dhe shkuan t’i afroheshin trupit të pajetë të Xhenit, Magda, si një mburojë tjetër, i ndaloi. Ajo qëndroi pranë shoqes së saj, duke e mbajtur në krahë për t’i thënë lamtumirë.