Më në fund në shtëpi! Imazhet spektakolare nga kthimi i astronautëve pas 9 muajsh në hapësirë

Dy astronautët e NASA-s më në fund janë rikthyer në Tokë pasi kishin ngecur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për 286 ditë.
Barry Wilmore dhe Sunita Williams u ulën në bregun e Floridës në orën 22:57 së bashku me Nick Hague dhe Aleksandr Gorbunov.



“Ulja, Crew 9 kthehet në tokë”, thuhej nga dhoma e kontrollit. “Në emër të SpaceX, mirë se erdhët në shtëpi”.

Çfarë udhëtimi”, u përgjigj nga kapsula komandanti Nick Hague.

Oqeani ishte i qetë, por astronautëve iu desh rreth një orë para se të dilnin dhe të shkelnin në tokë të thatë.
Jo vetëm aq, por sikur astronautët të mos kishin paarë mjaftueshëm mrekullira gjatë qëndrimit në hapësirë, delfinët u mblodhëën rreth kapsulës për t’i mirëpritur. Kapsula më pas u ngarkua në një mjet të posaçëm që quhet “foleja”.



Pas uljes me parashutë, astronautët u morën nga një helikopter dhe u drejtuan për te qendra e NASA-s.
Grupi buzëqeshi dhe përshëndeti kamerën teksa shkuan për kontrolle mjekësore pas uljes. Ata do të bëjnë disa analiza dhe do të qëndrojnë në dhomat e ekuipazhit derisa të konfirmohet gjendja e tyre shëndetësore.
Wilmore dhe Williams kishin ngecur në hapësirë prej 9 muajsh pasi anija e tyre kozmike, Starliner e Boeing pësoi defekte teknike. Anija u rikthye në Tokë pa ata dhe në shtator, u dërgua një anije e SpaceX për t’i marrë bashkë me dy astronautë të tjerë në bord./tvklan.al