ShowBiz

“Të erdhi nipi dhe nuk reagove”, Rozana i kthehet Jozit: Nuk e mat ti dashurinë time, i vë flakën për atë

Teksa presin të pjellë lopa (në kuptimin e parë të fjalës), Jozi ka provokuar Rozanën me ‘pikën e saj të dobët’, nipin. Ai i tha këngëtares se ajo nuk pati asnjë ndjenjë, edhe pse ai që ajo e quan ‘djali që kam rritur vetë’ hyri brenda shtëpisë së Big Brother. Aktorja i tha se nuk mund ta masë Jozi dashurinë e saj për të nipin, por ajo është një grua e fortë:

“Fakti që jam e fortë nuk më bën të dobët, kështu më ka rritur Ferdinand Radi mua edhe pse më ka lënë 22-vjeçe. Unë ia kam dalë vetëm dhe do ia dalë sa të më jap zoti jetë. Ai çuni që ke parë ti është një djalë i edukuar, një nxënës i shkëlqyer. Nipi im ka dalë në një kanal ku e shohin të gjithë dhe ka ardhur vetëm për mua, dashurinë time nuk e mat ti. Unë për atë i vë flakën gjithë botës. Pyet mirë përjashta kush është Rozana Radi. Më duket se ke pyetur por nuk do ta pranosh. Ata njerëzit që ke ndejtur të kanë thënë se kush jam unë por nuk do ta pranosh.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button