Life Style

Ronaldo vë në siklet Heidin teksa në mënyrë indirekte e pyet për ndarjen nga Romeo

Ilnisa Agolli ka qenë e ftuar në ditën e sotme (e diel) në Fan Club për të diskutuar dinamikat në shtëpinë e famshme.

Ajo ka komentuar situatat e fundit në BBVA e në fund të emisionit u pyet për jetën private.

Ka qenë moderatorja Heidi Baci që i kërkoi një deklaratë për ndarjen nga Meriton Mjekiqi.

Në atë moment, opinionisti Ronaldo Sharka iu drejtua Heidit: “Po ju thuajini njëra-tjetrës”.

Ish-banorja ndërroi menjëherë temë dhe tha se ajo është moderatore e më pas qesh.

Heidi nuk ka dhënë akoma ndonjë deklaratë për ndarjen nga finalisti i edicionit të tretë, Romeo Veshaj.

Ndarja e tyre u mësua përmes rrjeteve sociale dhe ka mbetur pezull që nga ajo kohë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button