Lajme

‘Motra ime vdiq, nuk di si shpëtova. Më shkelën me këmbë’, flet Marija, dëshmitare e tragjedisë

Marija Taseva dhe motra e saj ishin në klubin e natës ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, kur zjarri shpërtheu në vendin e mbushur plot të dielën.

Taseva tentoi të arratisej, por u rrëzua përtokë dhe njerëzit e shkelën duke e lënë atë me një lëndim në faqe. Në nxitim, ajo humbi kontaktin me motrën e saj, për të cilën thotë se është vrarë.

Po, motra ime ka vdekur. Unë shpëtova dhe ajo jo”, tha ajo ndërsa ishte ulur jashtë spitalit lokal të Koçanit.

Zjarri shpërtheu, të gjithë filluan të bërtisnin “Dil jashtë, dil jashtë!”, por fatkeqësisht kishte vetëm një dalje dhe brenda kishte 1500 njerëz. Pastaj të gjithë filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, kështu që unë u drejtova për në dalje. Nuk e di si, por përfundova në tokë, nuk munda të ngrihesha dhe në atë moment njerëzit filluan të më shkelnin. Nuk e di si, por disi arrita të dal. Tani jam mirë, por ka shumë të vdekur. Është e tmerrshme”,tregon Marija.

Mustafa Saidov, vullnetar i Kryqit të Kuq, përshkroi situatën e trishtuar që ka kapluar Koçanin, vendin e tragjedisë: “Brenda, ku identifikojnë viktimat, situata është shumë më e keqe. E shihni që edhe prindërit janë mjaft të rinj, rreth të 40-tave. Fëmijët e tyre janë 18 ose 20 vjeç. Siç thashë, situata është brutale, kaotike, historitë janë shumë të trishtueshme dhe fatkeqësisht shumë jetë të rinjsh kanë humbur.” 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button