Life Style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 17-23 mars

Dashi

Vendi i 12-të. Kohët e fundit jeni përballur me një krizë personale apo ekonomike, që do të arrini ta kapërceni me sukses. Gjatë javës do të merrni lajme të reja dhe do të keni ndryshime në jetën tuaj, ndaj do të jetë e rëndësishme të shmangni shpenzimet e panevojshme dhe të kërkoni stabilitet. Keni nevojë për qetësi dhe duhet ta rrethoni veten me njerëz të besuar. Me partnerin ose me një kolegun tuaj do të mund të gjeni një pikë takimi.

Demi

Vendi i 11-të. Në jetën tuaj do të vazhdojë të ketë  risi dhe së shpejti e shkuara do të jetë vetëm një kujtim i largët. Këtë javë do të mund të sqaroni çdo paqartësi. Disa situata po ju rëndojnë dhe ky është momenti i duhur për t’u përballur me to. Për disa të lindur të kësaj shenje do të ketë të papritura.

Binjakët

Vendi i pestë. Java do të jetë veçanërisht e ngarkuar, me angazhime të shumta për të menaxhuar në të njëjtën kohë. Mund të përjetoni kaos, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Në ditët në vijim do të keni mundësi të kaloni kohë me një person të dashur, por bëni kujdes që të shmangni debatet e panevojshme. Do të merrni telefonata ose komunikime të rëndësishme.

Gaforrja

Vendi i katërt. Për ata që punojnë ose studiojnë nga shtëpia, do të ketë kënaqësi të papritura. Java duket intensive, me lëvizje në sferën ekonomike dhe mundësi të reja. Disa ndryshime mund t’ju detyrojnë të rregulloni rutinën tuaj, por në fund, do të ndiheni më energjikë. Jeni në pritje të disa lajmeve, që nuk do të vonojnë të vijnë.

Luani

Vendi i tetë. Muajt ​​e fundit kanë qenë veçanërisht të vështirë, sidomos për ata që kanë biznesin e tyre privat. Megjithatë keni mësuar shumë gjëra, që tani mund të jenë të dobishme për ju. Do të jetë një javë e ngarkuar, por nëse do të dini të tregoheni mendjehapur, do të mund të shfrytëzoni mundësitë e reja. Nuk përjashtohet takimi me një person të veçantë.

Virgjëresha

Vendi i tretë. Do të ndiheni të lodhur dhe të hutuar, me kokën si mbi re. Tani me ardhjen e pranverës mund të ndiheni edhe më të plogësht dhe pa dëshirë për të punuar, duke rrezikuar që të lini pas dore ata që mbështeten te ju. Mundohuni ta befasoni partnerin tuaj në vend që të prisni gjithmonë që tjetri të bëjë lëvizjen e parë.

Peshorja

Vendi i parë. Këto ditë do të bëni ndryshime në jetën tuaj, duke bërë blerje të reja apo edhe duke spastruar çdo gjë të vjetër që nuk ju hyn më në punë. Pas një periudhe të vështirë, do të lini pas shqetësimet tuaja dhe do të përqendroheni te vetja. Disa mund të fillojnë një dietë, ndërsa të tjerët do të përgatiten për një test të rëndësishëm. Për ata që presin një përgjigje, një lajm i mirë vjen së shpejti.

Akrepi

Vendi i shtatë. Do të përballeni me një sfidë të rëndësishme, por falë vendosmërisë suaj do të arrini të menaxhoni gjithçka me sukses. Ata që kanë fëmijë larg do të marrin lajme prej tyre. Shpeshherë  shqetësoheni shumë, por përpiquni të mos lejoni që mendimet negative t’ju vënë përfund. Për disa do të jetë një periudhë frytdhënëse dhe e favorshme për të realizuar një ëndërr të madhe.

Shigjetari

Vendi i dhjetë. Fillimi i javës mund të jetë stresues dhe plot gracka, por gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. E keni lënë pas dore veten gjatë dimrit dhe tani është koha të kujdeseni për trupin tuaj, të mbani një dietë të ekuilibruar ose të bëni pak stërvitje. Mos merrni përsipër më shumë angazhime nga ç’mund të mbani, ju punoni për të jetuar, jo anasjelltas. Në sferën e dashurisë dhe atë ekonomike gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Bricjapi

Vendi i gjashtë. Do të dini të tregoheni të vendosur dhe asnjë pengesë nuk do t’ju ndalojë. Do të keni mundësinë të rishikoni llogaritë tuaja dhe të zgjidhni çdo çështje të lënë pezull. Kushdo që lufton me një problem burokratik ose ligjor do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje. Edhe në sferën e dashurisë do të mund të bëni hapa përpara. Yjet ju këshillojnë të mos rrëmbeheni nga polemikat e kota.

Ujori

Vendi i nëntë. Me durim dhe vendosmëri do të arrini ta mbyllni këtë periudhë pa vështirësi të tepërta. Pavarësisht sfidave me të cilat do të përballeni, do të vazhdoni përpara pa u shqetësuar. Me raste do të kujtoni të shkuarën, ndoshta me njëfarë nostalgjie. Në dashuri do të keni fat, një admirues misterioz mund t’ju shprehë pëlqimin.

Peshqit

Vendi i dytë. Jeni një person ëndërrimtar dhe optimist, por së fundmi ju është dashur të përballeni me disa vështirësi që jua kanë prishur humorin. Kjo javë mund të shënojë një pikë kthese, duke sjellë ndryshime dhe përgjigje të shumëpritura. Ata që kanë ndërmarrë një rrugë në muajt e fundit më në fund do të fillojnë të shohin rezultatet e para. Sfera familjare, sentimentale dhe ekonomike po ecën mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button