Endri Prifti rrëfen pengun e jetës: Kam dy vjet që nuk shoh djalin e vogël

Këngëtari Endri Prifti i ftuar në Living Room ku ka folur për jetën e tij private dhe marrëdhënien e tij me djemtë.
Ai rrëfeu se djemtë janë pika e tij e dobët, por se prej më shumë se dy vitesh nuk e ka parë djalin e vogël për shkak të marrëdhënieve me ish-bashkëshorten.
A keni ju një peng, a keni ju një pishman, a keni ju një breng që përse diçka nuk ka shkuar ndryshe, në aspekt në marrëdhënien që keni me fëmijët tuaj? Shpesh artistët, pjesa që e vuajnë më së shumti është fakti që nuk kanë qenë shumë prezent në rritjen apo në jetën e përditshme të fëmijëve të tyre. A ja keni dalë ju që t’i vendosni këto balanca që të jeni pranë tyre, t’i shihni ata të rriten çdo ditë, të jeni aty për këshillën në momentin e duhur? Endri ka qenë një baba autoritar, ke qenë një baba me humor që i merr gjerat me sportivitet?
Endri Prifti: Endri ka qenë baba që… unë vdes për fëmijët e mi, për dy djemtë e mi… dhe kam një peng, kam dy vjet e gjysmë pa parë djalin e vogël. Eshtë dhe ndonjëherë jeta që t’i sjell këto gjërat e shtrembëta kështu që nuk e di pse, por një nga momentet e mia më të bukura dhe më të lumtura për mua ka qenë kur haja dreka apo darka me dy djemtë e mi. Tani kam dy vjet e gjysmë që të voglin, Vasilonkën time të shtrenjtë që është jeta ime, nuk e di se si e sjell jeta dhe s’jemi takuar.
Po ai jeton jashtë?
Endri Prifti: Ai jeton këtu në Tiranë, por ka ato problemet, ndarjet, gjerat, këto dhe nuk e di se si… po ta pyesim vetë domëthënë, pyeteni vetë sesi…
Ju nuk keni arritur që ta gjeni gjuhën ndoshta me ish- bashkëshorten?
Endri Prifti: Unë i lë të lirë gjërat vetë, të mendojë vetë kur do të vijë, shkruaj ndonjëherë. Nga të mëdhenjtë mësohen sesi mësojnë të vegjëlit… s’e di, unë do ta lë të lirë, do vijë vetë ai. Ai është jeta ime, ka qenë, edhe ai ka thenë për mua kështu por tani nuk e di se ç’thotë. Po ja tani avash, avash ka ditëlindjen prapë, do të vijë…
A do t’i thuash diçka nga ekrani?
Endri Prifti: Të dy djemtë e mi janë pasioni im, janë jeta ime, janë forca ime. Edhe kjo largësia më bën akoma më të fortë mua, por që do vijë do të vijë se s’bën ai. Unë bëhem akoma më i fortë, ai sipas dëshirës.
Ju po i jepni gjithë dashurinë dhe kohën që ai ka nevojë për të ardhur drejt teje
Endri Prifti: Po do vijë se s’bën, sepse gjaku sbëhet ujë./Pamfleti