Tik-Tok/ Fation Semanjaku: Shqipëria si Somalia, Nepali, Afganistani dhe Pakistani.

Mbyllja e TikTok-ut me justifikimin se po mbron fëmijët nga dhuna është një mashtrim aq banal sa vetë njeriu që drejton Shqipërinë prej 12 vitesh me mënyrën më të paskrupullt të qeverisjes.
Po, TikTok-u është kufizuar në disa shtete perëndimore, por vetëm në pajisjet e punës të institucioneve shtetërore. Ka vetëm katër vende në botë që e kanë ndaluar plotësisht, dhe cilat janë ato? Somalia, Afganistani, Pakistani dhe Nepali.
Mjafton kaq!
Por TikTok-u nuk është e para gje që ky njeri mbyll.
Ai ka mbyllur universitete dhe ka ndërtuar burgje.
Ai ka mbyllur televizione dhe i ka demshpërblyer me qindra milionë euro nga paratë tona.
Ai ka futur në burg deputetë të opozitës, vetëm sepse e mundën dhe do ta mundin sërish shumë shpejt!
Por më e rënda nuk është kjo. Krimi më i madh i tij është dëbimi i shqiptarëve nga vendi i tyre!
Ai ka mbyllur derën për 1.1 milion shqiptarë që i ka dëbuar rrugëve të Europës, dhe ka lënë pas 2.1 milion të tjerë që do të jepnin gjithçka për të shpëtuar nga ky regjim, nga bandat në pushtet dhe bandat e rrugës, të veshura me pushtet!
Pasi i detyroi të largohen me gomone, me kamionë dhe me borxhe të marra për një biletë largimi, pasi i detyroi të marrin rrugët e botës me lot në sy dhe me plagë në zemër për Shqipërinë e tyre, për familjen dhe për jetën që lanë pas, Edi Rama tani i dërgon Taulant Ballën t’u kërkojë votën!
A mund të ketë tallje më të madhe, përçmim më të madh, poshtërim më të madh për emigrantët shqiptarë?
Jo, shqiptarët nuk janë shërbëtorë!
Jo, shqiptarët nuk janë skllevër!
Dhe më 11 maj, shqiptarët do t’ia mbyllin derën Edi Ramës dhe gjithë bandës së tij!
Sepse Shqipëria nuk do të mbyllet më, nuk do të shtypet më dhe nuk do të nëpërkëmbet më!
Koha e tij ka mbaruar! Koha jonë po vjen!


