Rikthimi i Eglit trazon ujërat në shtëpi, Rozana revoltohet: Ti qenke kthyer për mua

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë tensione të forta, veçanërisht në marrëdhënien e saj me Rozana Radin.
Pas hyrjes së dytë, dy banoret vazhduan përplasjen edhe jashtë, në oborr, ku debati vijoi me tone të larta.
Çështja u ndez kur Rozana i kujtoi Eglit lidhjen me Gjestin, duke thënë se romanca e tyre kishte nisur që në momentet e para, me Eglin që i qëndronte pas.
Tensionet u rritën më tej kur Rozana e pyeti Eglin nëse kishte dalë dhe ishte mbushur, një pyetje që e pranoi dhe Egli.
Qenke mbushur shumë, çfarë ke parë jashtë?
Rozana insistoi se ndryshimi i Eglit nuk kishte lidhje me të, duke theksuar se nuk e kishte bërë atë të ndjehej keq.
Po nuk ke ikur e mbushur prej meje, se unë nuk të kam bërë të keqen
Debati vazhdoi me tone të ashpra, ndërsa Rozana sugjeroi se rikthimi i Eglit në shtëpi kishte si qëllim përballjen me të:
Ti qenke kthyer për mua. Paske parë Big-un shumë mirë dhe paske ardhur për Rozin. Hajde për veten tënde! Tani je bërë Egli që kam dashur që në fillim.
Egli i kundërpërgjigj me mendimin se kishte ardhur për vetveten, duke theksuar se ishte bërë më e fortë që në fillim.
Përplasja mes dy banoreve vazhdoi, duke treguar se tensionet mbeten të larta, pavarësisht rikthimit të Eglit.
Situata mbetet e nxehtë dhe mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të çojë në një krisje të mëtejshme apo në një përmirësim të marrëdhënies mes tyre.