Sport

Çmimi i madh i Australisë! Lando Norris fiton garën, vetëm i 10-ti Hamilton me Ferrarin e tij

Starton sezoni i ri I Formulës 1 me garën e parë të zhvilluar në Australi ku pa si fitues mëngjesin e sotëm Lando Norris.

Një sukses i dominuar kryesisht nga McLaren, në këtë garë që ashtu si në vitin 2021 filloi me reshje shiu që shkaktoui kaos në pistë me pilotë të dalë jashtë saj apo aksidente të ndryshme, që sollën edhe eliminimin e heroit vendas Oscar Piastri që qëndroi për shumë xhiro i dyti dhe kërcënues për shokun e tij të skuadrës.

Norris fiton duke lënë pas një Max Verstappen solid që përpiqet deri në fund falë edhe një gabimi të vogël të Landos tre xhiro larg flamurit me kudrata bardhezi, ndërsa George Russell kompleton podiumin me një performancë të saktë dhe të përsosur.

Në një sfidë mes njëri-tjetrit e mbyllën pilotët e Ferrarit këtë garë të parë, ku 6 xhiro nga fundi I qëndrimit të Makinës së Sigurisë Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton përfunduan GP në pozicionin e tetë dhe të dhjetë, të ndarë nga Piastri, i cili arriti të kthejë McLaren-in e tij në rrugën e duhur pasi përfundoi në pjesën me bar jashtë piste dhe përfundoi në vendin e nëntë, duke parakaluar në xhiron e fundit, Lewis Hamilton dhe duke dhuruar kaq shumë emocione që në startin e tij ky vit i Formulës 1ë që tashmë do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë në Digitalb./Tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button