Lajme

Berisha: Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua dhe për të gjithë shqiptarët

Në një protestë të jashtëzakonshme, Sali Berisha mbajti një fjalim të fuqishëm, ku vlerësoi pasionin dhe fuqinë e fjalës së lirë që u dëgjua nga të rinjtë shqiptarë. Ai e cilësoi protestën si një manifestim të jashtëzakonshëm të rinisë, duke e krahasuar me mitingun historik të vitit 1990, kur studentët u ngritën për të kërkuar liri dhe demokraci.

Berisha theksoi se fjalët e të rinjve ishin të denja për çdo kohë dhe se ato do të mbeten në histori si disa nga fjalimet më mbresëlënëse. Ai e vlerësoi këtë moment si një fitore të të rinjve shqiptarë, duke e theksuar se ata ishin ata që do të vendosnin të ardhmen e vendit. 

FJALA E BERISHËS:

Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike, do të thosha më magjepsëse, do të thosha më të fuqishme, më pasiononte.
Fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.
Për të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.
Gjithçka do e vendosin të rinjtë.
Ishte protesta e tyre siç e patë ju.
Unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia, po u garantoj, krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët liberatorë u kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytetit Studenti.
Dhe aty ata mbajtën fjalët më mbresëlënëse që unë kam dëgjuar ndonjëherë.
Pra, tani të themi, në 35 vite, këto ishin fjalimet më mbresëlënëse për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Të rinjtë e fituan betejën sonte./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button