Life Style

Angelina Jolie përshkruan me detaje divorcin nga Brad Pitt, i kërkon 33 mijë dollarë

Angelina Jolie ka dhënë detaje për divorcin me Brad Pitt në një padi të re për shtëpinë e tyre në Francë, Château Miraval. Aktorja foli për ndarjen në një deklaratë të paraqitur të hënën në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelesit për t’iu përgjigjur kërkesës së ish-it që ajo të doëzojë mesazhet e tyre private për konfliktin e pronës.

Ngjarjet që çuan drejt nevojës sime për t’u ndarë nga ish-burri im ishin të vështira emocionalisht për mua dhe fëmijët tanë. Deri në kërkesën për divorc, unë i lashë atij kontroll dhe rezidencë të plotë të shtëpive tona në Los Anxheles dhe Miraval pa kompensim, duke shpresuar se do ta qetësonin në përballjet me mua pas një periudhe të vështirë dhe traumatike.”

Jolie thotë se gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, 24 vjeç, Pax, 21 vjeç, Zahara, 20 vjeç, Shiloh, 19 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 17 vjeç “nuk kanë shkelur më” në Miraval për shkak të “lidhjes me ngjarjet e dhimbshme që çuan në divorc”.

Pas ndarjes, nisa menjëherë të kërkoja një shtëpi të re për veten dhe fëmijët tanë, fillimisht duke marrë një shtëpi me qira ndërsa kërkoja një zgjidhje më të qëndrueshme”, shtoi ajo.

61-vjeçari e akuzon për pjesën e saj në këtë pronë duke thënë se ajo ia shiti Stoli Group pa lejen e tij. Aktorja thotë se nuk i duhej miratimi i tij.

Ajo shpjegon se kursimet e saj “gjendeshin në Miraval” dhe nuk i kishte kërkuar ish-burrit “ndihmë apo mbështetje financiare”, kështu që i duheshin paratë.

“Isha shumë e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve tanë, kështu që për afro dy vite refuzova punën që të mund të përqenndrohesha te kujdesi i fëmijëve dhe shërimi i tyre”, tha ajo.

Jolie thotë se ishte kaq ngushtë financiarisht sa s’mund të blinde një shtëpi në Los Anxheles, kështu që Pitt ra dakord që t’i jepte hua “me interes”.

Ajo tha se në fillim të vitit 2017 pati diskutime me Pitt që t’ia shiste atij pjesën e saj, por bisedimet ishin “gjithmonë të vështira” për të për shkak të “lidhjeve të forta emocionale” me shtëpinë dhe “fundin e marrëdhënies së tyre”.

“Miraval ishte një nga investimet tona të para të mëdha bashkë dhe një pikë e rëndësishme e jetës familjare. Ne u martuam atje, kalova një pjesë të shtatzëninë dhe u ktheva me binjakët në shtëpi. Të largohesha kaq papritur nga shtëpia ime dhe kujtimet ka qenë e vështirë dhe ishte sidomos e vështirë për fëmijët që t’u bëhej jeta rrëmujë.”

Angelina po kërkon 33 mijë dollarë nga Pitt për të mbuluar shpenzimet ligjore që duhej të paguante për t’iu përgjigjur kërkesës së aktorit për të dorëzuar mesazhet e tyre.

“Jolie, përmes këshillit, i kërkoi vazhdimisht Pitt që ta tërhiqte kërkesën. Ajo edhe e paralajmëroi disa herë që nëse gjykata ia rrëzonte, Jolie do t’i kërkonte gjykatës që ta urdhëronte Pitt të paguante faturat e avokatëve të saj për kundërshtimin e kërkesës.”

Më tej vijon: “Pitt prapë refuzoi. Jolie kërkon që gjykata ta urdhërojë Pitt që ta rimbursojë për faturat e avokatëve që ajo u detyrua të prodhonte.” Pitt tha në dokumentet ligjore se i kërkon mesazhet pasi Alexei Oliynik i Stoli Group ka refuzuar të plotësojë kërkesat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button