Parashqevi Simaku ka gati këngën e re, por pse në rrjetet sociale promo e videoklipit po pritet me kritika?

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare nga muzika. Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria” dhe është publikuar për herë të parë nga biznesmeni shqiptar Enton Ilirjani përmes një insta story.
“A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale, por duket se ky projekt i këngëtares është pritur me shumë kritika.
Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.
“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”, shkruan një komentues.
Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten”