ShowBiz
“Vërsëllonja” futet në shtëpi i afrohet Vserlos – reagimi nuk duhet humbur

Po vazhdon akoma sfida e mos-reagimeve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
E së fundmi në këtë shtëpi ka hyrë Vërsëllonja, një aktor i “Portokallisë”, i shndërruar në Vserlon e Big Brother.
Ai hyri në shtëpi duke imituar Vserlon, derisa filloi grindjet me konkurrentët e tjerë.
Në një moment, ai u ul pranë Vserlos, ndonëse ky i fundit nuk duhej të reagonte fare.
I njëjti vazhdoi të qeshte dhe të injoronte në atë mënyrë që të mos përballej me të.
Në shtëpi veç tij, ka hyrë edhe fituesja e BBVA 3 Egla Ceno, e cila i dhuroi një puthje në buzë Laert Vasilit.