Lajme

Më e votuara në Primaret e PD/ Elisabeta Rredhi tërhiqet nga gara 

Edhe ish-kryetarja e degës së PD-së në Divjakë, Elisabeta Rredhi, e cila rezultoi gruaja më e votuar në Qarkun e Fierit në Primare me 492 vota dhe e treta në të gjithë vendin, ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.

Ky vendim është marrë pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të Qarkut të Fierit, teksa sipas saj, kur dha dorëheqjen nga posti i kryetares së degës kishte rënë dakord me Berishën për të kundërtën.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Rredhi shkruan se nuk i trembet garës së hapur, pasi ka garuar në vitin 2017, kur dorëzoi edhe mandatin, si dhe enë vitin 2021, kur doli e dyta më evotuara në Qarkun e Fierit edhe pse ishte renditur rreth fundit të listës.

Ajo thotë se një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve. Më tej, rredhi shkruan se vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar.

Se pari dua të falënderoj te gjithë strukturat e PD ,anëtarësine ,kryesinë dhe të gjithë demokratet ,miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Divjakën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fier. Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë.

Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetare e degës së Divjakës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar . I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Divjaken dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur pasi kam garuar dy here ne liste te hapur ne 2017 ku dorzova dhe mandatin dhe ne 2021 ku u rendita femra e dyte me e votuar ne Qarkun Fier dhe pse e renditur e 17 ne liste!

Faktet dhe votimet e primareve e treguan qartë vlerësimin e bazës për mua. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qëndres dhe lë jashtë vullnetin e shprehur me votë te demokratëve! Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Fierin nuk ishte një vendim i lehtë por i detyruar ! Mirënjohese perjetesisht te gjithë atyre që me kanë besuar dhe mbështetur në rrugëtimin tim për 12-vite”, shkruan ajo. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button