Life Style

“Mallkimi” i Big Brother, kush ‘bën këmbë’ i pari, largohet

Ilir Shaqiri duket se është i vetmi konkurrent në gjithë historinë e “Big Brother VIP” në Shqipëri dhe Kosovë që nuk e ka zënë “mallkimi” i personit që futet i pari në shtëpi.

Pothuajse të gjithë banorët që kanë shkelur të parët në shtëpi janë larguar nga gara jo me eliminim, por me dëshirë, për arsye shëndetësore, probleme familjare etj. Duket si një rastësi e çuditshme që pjesa dërrmuese e tyre nuk janë eliminuar, por janë larguar për shkak të rrethanave. E vetmja banore që ka hyrë e para në shtëpi dhe është eliminuar më vonë nga gara është Rovena Stefa.

Big Brother VIP Albania 2 – hyn e para Olta Gixhari, qëndon 99 ditë dhe largohet për shkak të mungesës së të birit.

Një prej konkurrentëve me të forta të edicionit të dytë të BBVA, Olta vendosi të heqë dorë nga gara. Ajo tha se arsyeja kryesore ishte mungesa e të birit. “Nuk ka finale që më hyn në sy para djalit tim,” u shpreh asokohe Olta.

Big Brother VIP Albania 3 – hyn i pari Drini Zeqo, qëndron 4 ditë dhe largohet për shkak të një urgjence familjare.

Në intervistat e mëvonshme, Drini sqaroi se arsyeja e largimit lidhej me motrën e tij, e cila po kalonte një moment të vështirë dhe kishte nevojë për të.

Big Brother VIP Albania 4 – hyn e para Egli Tako, qëndron 76 ditë dhe largohet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Vëllai i Madh mori vendimin që Egli të ndërpreste menjëherë garën për arsye shëndetësore. Ditët e fundit para se të largohej, për shkak të situatave të krijuara në shtëpi, dhe më së shumti për shkak të debateve me Gjestin, Egli u shfaq shpesh duke qarë, gjë e cila nuk kaloi pa u vënë re as nga shikuesit. Po ashtu, shpeshherë ajo foli për problemet me ankthin.

Big Brother VIP Kosova 1 – hyn i pari Getinjo, qëndron 44 ditë dhe largohet sepse kishte lënë gjëra jashtë që duhej të drejtoheshin nga ai.

“Ndoshta më keni dëgjuar gjatë qëndrimit tim, ku e kam përmendur disa herë se qëllimi im në këtë shtëpi nuk është çmimi fitues dhe që unë këtu kam ardhur vetëm që të qetësohem pak dhe të shprehem ashtu siç jam. Kam ardhur këtu që t’u tregoj njerëzve që unë jam i qetë, i mirë dhe punëtor,” tha Getinjo para se të largohej. “Arsyeja pse po e lë shtëpinë është sepse kam lënë shumë gjëra jashtë që patjetër duhet të drejtohen nga unë.”

Big Brother VIP Kosova 2 – hyn i pari Blero, qëndron 57 ditë dhe largohet sepse ishte më e rëndësishme mirëqenia dhe shëndeti mendor sesa gara.

Blero theksoi se hoqi dorë nga gara si pasojë e presionit të madh të krijuar brenda shtëpisë.

Big Brother VIP Kosova 3 – hyn e para Rovena Stefa, qëndron 85 ditë dhe eliminohet.

Në një televotim me konkurrentët Sara Kolami, Xuxi, Xheneta Fetahu dhe Leo Gashi, Rovena ishte më pak e votuara.

A është ky “mallkim” thjesht rastësi apo ka një shpjegim? Varet. Në disa raste, mund të jetë një strategji nga produksioni për të futur dikë me ndikim të madh që në fillim për të tërhequr vëmendjen e audiencës (Iliri, Olta, Blero, Getinjo). Por nisur nga fakti që ata që futen të parët janë shpesh persona më të njohur jashtë shtëpisë, duhet të kenë më shumë arsye për të lënë garën për shkak të angazhimeve personale. Në rastet e tjera, duket thjesht rastësi.

Sidoqoftë, fenomeni mbetet intrigues dhe në edicionet e ardhshme do të shohim nëse ky “mallkim” do të vazhdojë. /Anabel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button