Krimi në familjen shqiptare në Greqi/ Ky është autori 53-vjeçar

Detaje të reja bëhen të ditura në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Selanik të Greqisë, ku një 53 vjeçar shqiptar goditi me thikë bashkëshorten 44 vjeçare dhe më pas u hodh nga ballkoni.
Sipas mediave greke, gruaja arriti të dilte në ballkon e plagosur, por më pas, 53 vjeçari e ka tërhequr sërish Brenda banesës duke e goditur përsëri me thikë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Pasi kreu krimin e rëndë, 53 vjeçari është hedhur nga ballkoni, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej për në spital.
Dy vajzat e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk ndodheshin në banesë kur ndodhi ngjarja. Sipas fqinjëve, ata ishin një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar për problematika të mëparshme apo britma në momentin e ngjarjes.
Gjithashtu nuk ka pasur më parë asnjë denoncim për dhunë në familje apo vepra të tjera.
Një mikeshë e gruas fatkeqe ka folur për Protothema duke thënë se nuk mund ta besojë atë që ndodhi: “Ajo ishte njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte problem me burrin por nuk më dha asnjë detaj”.
Mikesha theksoi gjithashtu se edhe ato pak herë që ajo e kishte parë 53 vjeçarin, edhe para se të kryente vrasjen, ai kishte sjellë shumë mirë me bashkëshorten./OraNews