ShowBiz

Zbulohet ‘skema e mashtrimit’ të Jozit dhe Valbonës – dyshja gënjyen banorët sikur kanë qenë në lidhje para dy viteve

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 solli një nga momentet më të bujshme të këtij sezoni, kur u zbulua një “skemë mashtrimi” e përgatitur nga Jozi dhe Valbona.

Për një kohë të gjatë, në media dhe brenda shtëpisë përflitej se dyshja kishin qenë në një lidhje para hyrjes në BBVA, duke parë afrimitetin dhe komunikimin e tyre të ngushtë.

Por në klipin e transmetuar në prime, u konfirmua se kjo nuk ishte e vërtetë, por thjesht një plan i sajuar nga ata të dy për të manipuluar banorët e tjerë. Pamjet treguan momentin kur Jozi dhe Valbona bashkëpunonin për të shpërndarë një histori të rreme, duke pretenduar se kishin qenë çift dy vite më parë.

Në veçanti, ata kishin vënë në shënjestër Gertën dhe Olën, duke i futur të dyja në grackë dhe duke i bërë të besonin këtë gënjeshtër. Banorët që kishin dyshuar më parë për një lidhje mes tyre, tani u ndjenë të mashtruar, pasi doli në pah se gjithçka kishte qenë thjesht një lojë strategjike nga Jozi dhe Valbona.

Ky zbulim ka shkaktuar reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë, me fansat që kanë ndarë mendime të ndryshme – disa e shohin si një lëvizje inteligjente brenda lojës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një manipulim të pastër

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button