Life Style
Gjesti vishet si pulë, Luiz Ejlli ironizon me zogjtë push-verdhë

Gjesti ishte në qendër të kritikave Prime-n e mbrëmshëm, duke qenë se goditi me vezë në kokë dy banorët: Vserlon dhe Olën (një praktikë e tij edhe në Big Kosova).
Për këtë veprim ai u dënua nga Vëllai i madh me dy dënime: Shkon në nominim dhe dënimi i dytë (simbolik) të vishet si pulë, meqë kishte ‘fiksim’ vezët.
Duket se këtë moment nuk e ka lënë pa shfrytëzuar Luiz Ejlli. Me anë të një videoje më shumë ironike se gazmore, këngëtari ka dhënë mesazhin se Gjesti nuk është pulë, por zog i vogël pushverdhë.
Ai ka treguar dy zogj pushverdhë me kurdisje dhe mendja të shkon vetëm tek një person: Gjest-pula.