“O goca e Nandit…”/ Plas keq mes Rozanës dhe Gertës: O gojë ndyrë, mos e përmend se ka vdekur

Një debat me tone të larta ka ndodhur sot mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Një debat me tone të larta ka ndodhur sot mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja i ka kërkuar Rozanës që të mos e thërrasë më “Greda” pasi emri i saj ka një histori dhe ia kanë vendosur prindërit e saj.
Rozana i tha se ‘nuk po e përdhos emrin e saj’,ndërkohë Greta i kundërpërgjigjet:
“Goca e babait të them? Të them goca e Nandit, them unë mos ki merak”.
Kaq ka mjaftuar që këngëtarja të shpërthejë ndaj saj: “Ça domethënë goca e babait? S’ma ka vendosur emrin babai, o gojë e ndyrë, moj grua e çmendur, Greda. Mos e përmend Nandin se ka vdekur”.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Ik moj na lër rehat. Një grua që thotë tope, ça pret? Që thotë gore, ça pret?
Greta: Kokë tope, po Valbona gore është se nuk i mbyllet goja. Ti je kokë tope për aq kohë sa flet me këtë lloj gjuhe. Për aq kohë që më thua Greta ti je kokë tope, nuk mbush mirë. Mos luaj me emrin se është histori e familjes sime. Kaq po të them, mbylle, thuaj emrin tim ose mos më thërrit me emër
Rozana: Ti je gruaja e epiteteve, mos u çudit, ça do bësh?
Gerta: Nuk të bëj asgjë, thjesht të flas se unë kaq kam mundësi të bëj. Goca e babait të them? Të them goca e Nandit, them unë mos ki merak
Rozana: Ça domethënë goca e babait? S’ma ka vendosur emrin babai, o gojë e ndyrë, moj grua e çmendur, Greda
Gerta: Goca e Nandit
Rozana: Mos e përmend Nandin se ka vdekur
Gerta: Unë do të lë pa emër. Mos e shkel historinë e prindërve të mi se atë emër ma kanë vendosur prindërit e mi
Rozana: Nuk më plas fare, nuk e mban me nder se thua gore, Nandin e vdekur mos e përmend