Bota

Mamaja i hëngri akulloren, 4 vjeçari telefonon policinë: Arrestojeni

Një histori qesharake po bëhet virale në mediat sociale në lidhje me një djalë katër vjeçar nga ëisconsin, i cili thirri 911 për t’u ankuar se nëna e tij i hëngri akulloren.

Djali i vogël, i cili jeton në Mount Pleasant, thirri policinë me shpresën për të arrestuar nënën e tij.

Sipas Associated Press, djali i tha dispeçerit të qarkut Racine: “Mamaja ime po sillet keq”.

Teksa oficeri i policisë u përpoq të kuptonte situatën, ai pyeti: “Mirë, çfarë po ndodh?” Djali, i vendosur për të marrë drejtësinë, madje i bëri thirrje: “Eja arrestojeni mamin!”

Ndërsa policia po përpiqej ende të kuptonte se çfarë po ndodhte, nëna e djalit mori telefonin dhe i shpjegoi situatën.

“Unë hëngra akulloren e tij, kështu që ndoshta kjo është arsyeja pse ai po telefonon 911.”

Megjithatë, djali mbeti i mërzitur dhe i tha oficerit: “Jo – thirra policinë dhe thjesht i thashë të vinte të merrte mamin… dhe i thashë që ta fuste në burg, kështu që më lini të qetë.

Një video e shpërndarë tregoi se kur oficerët mbërritën në shtëpinë e djalit, ai nuk donte më që nëna e tij të shkonte në burg – ai donte vetëm pak akullore dhe policët i plotësuan dëshirën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button