Lajme

Censurë/ Rinia shqiptare zbret në shesh, zbulohet ora e protestës së opozitës më 15 mars

Protesta e opozitës, e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok, do të zhvillohet përpara kryeministrisë. Tubimi mësohet se do të nisë para godinës qeveritare në orën 19:00.

Protesta u njoftua nga kreu i PD-së, Sali Berisha pas vendimit të kryeminstrit Edi Rama për të mbyllur platformën në Shqipëri për 1 vit.

Partia Demokratike dhe lideri i saj, Sali Berisha, kanë deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas opozitës, mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve si një akt censure.

Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri.

Sado që Gëbelsianët mundohen ta shesin se po mbyllin një platformë të dëmshme për të mbrojtur fëmijët tanë duke e banalizuar dhe demonizuar Tik Tok, mbrëmë u tregua qartë se arsyeja e vetme për ta mbyllur 2 muaj përpara zgjedhjeve është se kjo platformë konsumon më shumë se 30% të trafikut të internetit!

E bazojnë mbi gënjeshtrën se u konsultuan me 65.000 prindër brenda javës dhe 95% mbështesnin mbylljen e saj? E paqartë është se sa % e tyre u pyetën nëse mbështesin rojet, mësueset dhe drejtoreshat patronazhiste në shkolla që vetëm sigurinë e fëmijëve të tyre nuk kanë objektiv, por veç spiunimin dhe presionin për të mbledhur vota dhe informacion.

Ministria e arsimit u konsultua me “65.000” prindër por nuk denjoi të dëgjoj thirrjet nga shpirti i mijëra prindërve që i erdhen poshtë dritares disa herë me kërkesa konkrete!

Normal që jo, ky sistem nuk punon për ne, por vetëm për Edi Ramën dhe makinerinë e tij elektorale!

Prandaj miq, duhet të ngrihemi kundër censurës së 30% të mundësisë qe ne kemi për të komunikuar dhe shprehur mendimin tonë të lirë, mbi të gjitha në një platformë që këta nuk e kontrollojnë dot, siç bëjnë me mediat tradicionale, aktivistin që manipulon algoritmet e Facebook apo me ushtrinë e “minjve me rrogë” që raportojnë videot e denoncimeve të opozitës në rrjete sociale. Të Shtunën të dalim në PROTESTË kundër censurës!”, shprehet Besart Xhaferri.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button