“Vërtet do lidhesh me Bonën?”, Rozana-Laertit: Si do e durosh?

Rozana dhe Laerti kanë qenë të dy nën rrezet e ngrohta të diellit, buzë pishine, për të menaxhuar ‘orën e kafes’. Teksa qëndronin aty, aktorja e ka pyetur nëse është i sigurt që do të vazhdojë me Valbonën dhe të thellojë lidhjen, pasi sipas saj, gazetarja nuk është e denjë për të qenë çift me aktorin.
Rozi: Do sjellësh Bonën tek pallati? Do lidhesh me të vërtetë?
Laerti: Po ajo është tek pallati, ka parkingun
Rozi: Ore, lëre atë, po vërtet do lidhesh me Bonën mo?
Laerti: Jemi të lidhur tashmë, jemi një lojtar
Rozi: Aman, se e kam seriozisht këtë që po të them. Vëllai i Madh mos na e nxir këtë se është personale. Vërtet do lidhesh me Bonën? Bonën s’e duroj dot unë në kat të katërt, si do e durosh ti në shtëpi?
Laerti: Jo në shtëpi. Brenda shtëpisë, duhen bërë këto ndërrimet: fejesa, martesa
Rozi: Ke ndërmend? Seriozisht e ke? E sheh veten në një të ardhme të fejuar me Bonën?
Laerti: Edhe mund të ndodhë
Rozi: Ore, pse je kështu ore, pse je kështu? Pse s’i thua gjërat troç? Jepi një mesazh atyre që nisin mesazhe