Rama paralajmëron deputetët e PS që refuzojnë listën e hapur: Të njoftojnë drejtuesit politikë, parimi themelor do të jetë…

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit të PS se kandiatët që duan të jenë në listat e mbyllura duhet të njoftojnë më parë drejtuesit politikë.
Ai theksoi se është e drejta e kujtdo që për arsye nuk dëshiron të jetë në listën e hapur.
Sipas kryeministrit, parimi themelor i listës së re do të jetë që asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.
Rama: Nuk kemi mbyllur akoma të gjithë procesin që do të përmbyllet në Kryesinë e PS, por ajo që dua të ndaj me ju, e para cilido apo cilido prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ja bëjë me dije drejtuesit politik, parimi themelor i listës së re do të jetë, asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur, është e drejta e kujtdo që nuk për arsye nuk dëshiron të jetë në listën e hapur por të na e thotë para.
Sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS, patjetër që në listën e hapur do të ketë edhe të reja dhe të rinj, e dyta diskutimi ka qenë unë e kam shprehur dhe thënë që drejtuesit politikë duhet të jenë në listën e hapur, problemi është se kjo do të çorodiste të gjithë procesin se nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë. Nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës nga ana jonë.
Rama: Ne kemi bërë një proces për këtë qoftë në raport me jashtë perimetrit të partisë, brenda perimetrit qysh se kanë mbaruar zgjedhjet se ata që nuk kuptojnë ose nuk duan si fitojmë ne dhe pastaj ia veshin fitoren fantazive të tyre që tregojnë se kanë bërë të njëjtën gjë po të ishin në vendin tonë se do të vidhnin, do të përdornin botën e errët nuk kanë për ta marrë vesh, qysh pas zgjedhjeve të shkuara kemi nisur punën pas zgjedhjeve, kemi bërë një riregjistrim tërësor të PS dhe nga ana tjetër kemi hapur një proces me pjesën tjetër të qeverisë. Nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik unë shoh që një numër jo i vogël që kanë hyrë përmes asaj platforme “Deputeti që duam” do të jenë në skuadrën tonë të 11 majit. Të reja dhe të rinj me vlera, me energji.