Zgjedhjet e 11 majit/ Demokratët presin kryesinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Në kampin demokrat, pritet me interes lista e kandidatëve për deputetë që do të përzgjidhet nga kryesia e PD.
Raportimi thotë se procesi i Primarëve konsiderohet kualifikues dhe kryesia do të shqyrtojë listën e kandidatëve për deputetë që kapërcyen pragun e votave në çdo qark, gjatë këtij procesi.
Do të jetë kryesia e PD dhe kryetari Sali Berisha që do të përzgjedhin emrat e kandidatëve që do të jenë në garën e 11 majit.
Ndërsa në listën e mbyllur do të jenë të gjithë drejtuesit politik të PD, të cilët janë një grup deputetësh me mandat të sigurt por që do të duhet të mbledhin vota për PD, për koalicionin opozitar.
Kryesia e PD pritet të mblidhet në ditët në vijim për të marrë vendimet përfundimtare, ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave në KQZ, 12 marsi./SYRI.net