Situatë e tensionuar gjatë kamerës së fshehtë, Zebërvoki reagon ashpër ndaj aktorëve, nxjerr arm*n

Një kamerë e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokit, ka shkuar keq
Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen, dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.

Gjatë përplasjes, ish-banorit të ‘Big Brother VIP’ iu ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales nuk u ndalën.
Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.