‘Shokon’ Elon Musk: SHBA të dalë nga NATO! Nuk kemi pse paguajmë për të mbrojtur Evropën

Donald Trump po shqyrton tërheqjen e 35,000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania
Miliarderi dhe këshilltari i Donald Trump, Elon Musk thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të dalin nga NATO.
Këtë deklaratë ai e bëri në X, teksa iu përgjigj një komentuesi, i cili bënte thirre për të dalë nga NATO.
Ne me të vërtetë duhet. Nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Evropës”, u përgjigj Musk.
Ndërkohë, Donald Trump po shqyrton tërheqjen e 35,000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania, ndoshta për t’i transferuar në Hungari. Kështu ka shkruar gazeta britanike The Telegraph, duke cituar “burime të afërta me administratën amerikane”.
Për më tepër, një gazetë suedeze thotë se SHBA synon të ndalojë pjesëmarrjen në planifikimin e stërvitjeve të ardhshme ushtarake.