Lajme

Ndërron jetë në moshë të re ish-deputeti socialist

Ish-deputeti socialist Andis Harasani është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Burime familjare, bëjnë me dije për mediat, se Andisi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej javësh shtrohej shpesh në spital.

Ai ka qenë një nga politikanët aktive në PS, dhe i zgjedhur për dy mandate deputet. Harasani spikati gjatë lëvizjes për mendrim ndryshe në PS.

Gjithashtu ai ka qenë edhe drejtori i KESH gjatë qeverisjes të kryeministrit Nano.

Harasani prej disa vitesh jetonte në SHBA me familjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button