Ish-ministri socialist shpëthen ndaj Ramës: Ke kostum firmato të lyrosur nga babëzia

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e kritikuar për disa vendime dhe qëndrime të tij, të cilat sipas ish-ministrit të Financave kanë krijuar gjendjen aktuale në Partinë Socialiste.
Malaj ka deklaruar mbëmjen e sotme se Rama ka larguar nga radhët e PS figura me peshë dhe integritet, të cilat sipas tij duhej të ruheshin dhe të integroheshin me prurjet e reja.
Po të shikosh në botë, gjeneratat harmonizohen. Ku i ka PS dhe PD disa figura, disa ikona që amortizojnë zhvillimet e brendshme apo lehtësojnë marrëveshjet e mëdha kombëtare. Domethënë Arta Dade është e re akoma dhe ishte një personalitet i PS. Ermelinda Meksi ishte një ekonomiste e talentuar dhe me integritet. Valentina Leskaj ka një network kombëtar të jashtëzakonshëm. Ato mund të harmonizoheshin dhe PS ka pasur gjithmonë 65-75 deputetë. Kishte vend që me 1/3 e tyre të rigjenerohej dhe kishte vend të krijonte edhe figurat”, tha Malaj.
Si për të ironizuar grupin parlamentar socialist, Malaj shtoi shfrytëzoi shprehjen: “Është si puna e shtëpisë! Shtëpia merr frymën e të zotit të shtëpisë”.
Një varg kritikash, ish-ministri i Financave e pati edhe për luksin e shfrenuar, ku sipas tij lundron qeveria Rama.
“E them me bindje se është më mirë të kesh një xhaketë të vjetër, sesa një kostum firmato të lyrosur nga babëzia dhe pangopësia. Është më mirë të hash bukë thatë se sa të hash një biftek 1 mijë dollarë. Është më mirë të pish lëng molle në Vermosh sesa të pish shishe vere 33 mijë euro. Pra ka elementë kritikë që nuk kanë të bëjnë me individin, ka të bëjë me ata që janë brenda një force politike dhe kanë përgjegjësi ndaj publikut”, deklaroi Malaj në A2 CNN/(A2 Televizion)