Zbulohet në Australi krateri më i lashtë në tokë

Krateri më i lashtë në Tokë i krijuar nga përplasja e një asteroid është 3.5 mld vjeçar. Është zbuluar në Australi, në pjesën perëndimore të vendit, në rajonin Pilbara.
Zbulimi është kryer nga një grup kërkimor i Universitetit Curtin dhe është publikuar ne revistën shkencore Nature Communication.
Gjerësia e tij është rreth 100 kilometra dhe mendohet se ka patur një ndikim planetar, duke qenë në gjendje të lëvizë shkëmbinjtë në distancë shumë të largëta, gjë që mund të ketë ndikuar në formimin e kores së Tokës.
Në Hënë kratere te tilla të krijuara nga përplasje asteroidësh janë të dukshme dhe të shumta, fenomen jo i dalluar në Tokë në këtë shkallë.
Sipas studimit të fundit, mendohet se ndikime të tilla kanë qenë të shumta edhe në Tokë miliarda vite më parë dhe ngelën vetëm për t’u zbuluar. Deri më sot krateri më antik që njihej dhe që ka ndikuar planetin ishte 2.2 mld vite më parë.