Life Style

Konfirmoi ndarjen, Erand Sojli tregon bisedën me ish-partneren para hyrjes në Ferma VIP: Ja arsyeja pse vajzat nuk erdhën të më takojnë

Erand Sojli, një nga personazhet më të pëlqyer të shqiptarëve ka ndarë me publikun si e priti ish-bashkëshortja hyrjen e tij në Ferma VIP 2.

I ftuar në Living Room në Vizion Plus me moderatore Brunilda Lahe, Erandi u shpreh se ish-partnerja e tij, aktorja e njohur e humorit, ka qenë për të një mbështetëse shumë e madhe, edhe pse nuk ka reaguar publikisht.

Sipas aktorit, në bisedën para se të bëhej pjesë e Fermës, ajo i ka dhënë këshillat e nevojshme, teksa i ka nënvizuar të bëjë më të mirën e tij.

Ish-fermeri tregoi gjithashtu se vajzat nuk dëshiruan t’i bënin surprizë Erandit, pasi kanë emocione dhe nuk duan të shfaqen në publik.

Pjesë nga intervista:

Brunilda Lahe: Jeta jote personale u diskutua jo pak në media, divorci jot nga aktorja e njohur. U tha se ajo të ka mbështetur. Ndonëse ne publikisht nuk pamë ndonjë mesazh të saj.

Erand Sojli: Mbështetjen e saj e mora në momentin që më tha: Erand, bëj më të mirën tënde, si të duash ti. Pavarësisht se ne jemi ndarë, unë asnjëherë nuk të hedh poshtë. Do të të mbështes në çdo gjë që do të nevojitet. Më tha: Nuk dua të jem pjesë në ndonjë moment. Dhe vajzat nuk deshën, se kanë emocione jo për shkak të ndarjes por për shkak të ekranit. Rri i qetë dhe bëj gjënë e duhur, e mira jote është dhe e mira e fëmijëve tanë./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button