Çfarë zbulon ngjyra e syve për personalitetin tuaj, sipas hulumtimeve

Tashmë e dimë se sa emocione mund të shfaqin sytë, por rezulton se ata luajnë edhe një rol në personalitetin tonë. Sipas hulumtimeve, ngjyra e syve tregon më shumë për personalitetin tuaj sesa mund të mendoni.
Një studim i kryer zbuloi se gjenet përgjegjëse për formimin e lobeve ballore të trurit tonë ndikojnë gjithashtu në ngjyrën e syve tanë. Për shkak të kësaj, shkencëtarët arsyetojnë se njerëzit me të njëjtën ngjyrë të përbashkët të syve mund të ndajnë dhe tipare të njëjta të personalitetit.
Ja ç’tregojnë këto ngjyra sysh për personalitetet e njerëzve:
Ngjyra kafe e lehtë

Njerëzit me sy kafe priren të jenë të sigurt. Ata janë gjithashtu të shkëlqyeshëm në trajtimin e konfliktit, sepse ata janë zakonisht njerëz të këndshëm që janë të gatshëm të dëgjojnë pikëpamjet e njerëzve të tjerë përpara se të japin të tyren.
Ngjyra kafe e errët ose e zezë

Nëse keni sy ngjyrë kafe të errët ose të zinj, ka të ngjarë të ndani shumë nga të njëjtat tipare si njerëzit me sy kafe të lehtë. Megjithatë, ju ndoshta keni edhe më shumë vetëbesim se sa shokët tuaj me sy kafe.
Njerëzit me këtë ngjyrë sysh janë liderë të lindur nga natyra dhe shefa të cilët janë gjithmonë të gatshëm të përballen me botën. Nëse keni sy kafe të errët ose të zinj, nuk jeni kurrë nga ata që ndjekin turmën – por prisni që turma t’ju ndjekë.
Ngjyra lajthi (hazel)

Përzierja jeshile-kafe e syve ngjyrë lajthi është një ngjyrë e pazakontë, pasi vetëm 5% e popullsisë botërore kanë sy të gjelbër ngjyrë qelibar ose lajthi – dhe kjo shkon në mënyrë të përkryer me personalitetin. Njerëzit me sy lajthi janë vërtet të veçantë në llojin e tyre. Ashtu si skema unike e ngjyrave të syve të tyre, asnjëherë dy persona me këtë ngjyrë sysh nuk do të jenë njësoj.
Kjo është arsyeja pse mund të jetë e vështirë të identifikohen tiparet e sakta të kësaj ngjyre sysh. Megjithatë, një tipar i përbashkët që këta njerëz zakonisht kanë është pavarësia – e cila padyshim lidhet mirë me ngjyrën e tyre të veçantë të syve.
Ngjyra e gjelbër

Vetem 2% e popullsisë së botës ka sy të gjelbër. Shumë thonë se jeshilja është ngjyra më ekzotike dhe joshëse e syve, dhe me sa duket, shkenca është dakord. Sigurisht, njerëzit me sy të gjelbër kanë më shumë për të ofruar sesa pamja e tyre jashtëzakonisht tërheqëse. Njerëzit me sy të gjelbër priren të jenë mjaft të paparashikueshëm, krijues dhe të aftë për t’u kujdesur për biznesin edhe kur gjërat bëhen stresuese.
Ngjyra blu

Ngjyra blu e syve ndonjëherë shoqërohet me të qenit të butë dhe të ndrojtur. Megjithatë, njerëzit me sy blu janë në fakt e kundërta e këtyre gjërave. Në fakt, njerëzit me sy blu mund të jenë më të fortët nga të gjithë ne, pasi studimet kanë zbuluar se njerëzit me sy blu janë më të aftë të tolerojnë dhimbjen sesa ata me çdo ngjyrë tjetër të syve.
Njerëzit me sy blu dinë të menaxhojnë emocionet e tyre dhe mund t’i trajtojnë jashtëzakonisht mirë ato negativet. Kujdesi është gjithashtu në natyrën e tyre, kështu që ata priren të vlerësonjë njerëzit dhe situatat me kujdes përpara se të zhyten me kokë në to.