Lajme
Aksidentoi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz, arrestohet drejtuesi i automjetit

Drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz është identifikuar dhe arrestuar.
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.