“Egli arriti në atë pikë për shkakun tënd”, Laerti i drejtohet Gjestit: Këto janë shenja të papjekurisë tënde emocionale

Pas largimit të Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, situata mes banorëve është tensionuar.
Disa prej tyre kanë akuzuar Gjestin, duke pretenduar se sjellja e tij ka ndikuar negativisht në mirëqenien emocionale të Eglit.
Gjesti, i cili disa herë e ka afruar dhe më pas është distancuar nga Egli duke deklaruar se nuk ka ndjenja për të, është kritikuar për mënyrën e tij të sjelljes.
Kjo situatë ka bërë që Egli shpesh të shihet e përlotur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Në një diskutim në oborr, Laerti i drejtohet Gjestit me fjalë të forta, duke e akuzuar për ndikimin që ai ka pasur tek Egli.
Laerti: “Nëse ajo vajzë arriti në një pikë emocionalisht dhe psikofizikisht, ku nuk duroi më, ishte për shkakun tënd. Unë jam këtu prej 76 ditësh dhe e kam parë se çfarë ke bërë dhe si e ke trajtuar atë”.
‘Futu në shtrat, e dua s’e dua, më lan, më shpërlan, jo po ndiej, jo po s’ndiej’ – të gjitha këto janë shenja të papjekurisë tënde emocionale”.
Situata në shtëpi vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa banorët diskutojnë ndikimin që marrëdhëniet e ndërlikuara mes tyre kanë pasur në rrjedhën e lojës.