Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

LËNGU I SELINOSË
1 racion
Lëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që mund të ekzistojnë. Kjo pije e pastër e gjelbër është mënyra më e mirë për të filluar ditën. Bëje pjesë të rutinës së përditshme dhe shumë shpejt nuk do të të rrihet qoftë edhe një ditë të vetme pa të.
1 tufë me selino
Shpëlaje selinonë dhe shtrydhe. Pije lëngun menjëherë. Nëse përdor mikser, copëtoje selinonë dhe grije me shpejtësi të lartë,
derisa të bëhet pure. Kulloje dhe pije menjëherë.
KËSHILLA
• Përdor selino organike, nëse është e mundur. Nëse përdor selino tregu, laje mirë, sidomos përpara se ta shtrydhësh.
• Nëse shija e selinosë shqeto të duket e fortë, shto një kastravec dhe / ose një kokërr molle. Është një alternativë shumë e mirë derisa të mësohesh me shijen e selinosë, megjithatë lëngu i selinosë ka më shumë vlerë nëse
pihet më vete.
• Nëse 500 mililitrat e kësaj recete janë shumë për ty si fillim, nise me
disa gllënjka dhe shtoje dozën me kalimin e kohës.