Ola – banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Banorja e vetme që po agjëron në Big Brother VIP Albania 4, Ola Zenelaj, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pas paraqitjeve të saj provokuese në shtëpinë e famshme.
Gjatë ditës së enjte, Ola është shfaqur vetëm në bikini, duke ekspozuar format e saj trupore.
Kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në Twitter, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për pamjen e saj.
Shumë prej tyre kanë vënë në dukje kontradiktën që paraqitja e saj provokuese ka me mësimet e Islamit, sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një pjesë e ndjekësve janë shprehur se për femrat myslimane është e papërshtatshme të jenë të ekspozuara gjatë këtij muaji, i cili është i shenjtë dhe kërkon përkushtim dhe respekt ndaj normave fetare.
Ndërkohë, të tjerë kanë mbështetur zgjedhjen e Olës, duke argumentuar se ajo ka të drejtë të shfaqë trupin dhe të ndihet e bukur, pavarësisht kushteve dhe rregullave shoqërore.