Bota
Kompania gjermane po provon të ngrijë trupin e njeriut dhe ta zgjojë në të ardhmen. Sa kushton dhe sa njerëz janë regjistruar?

Një start up gjerman po provon të ngrijë trupin e njeriut për ta zgjuar në të ardhmen. Kjo do të kushtojë 200,000 dollarë.
“Tomorrow Bio” me qendër në Berlin do të ofrojë shërbimet e kriopruajtjes, duke pretenduar t’i ruajë trupat e njerëzve të vdekur, derisa shkenca të përparojë mjaftueshëm për ringjallje.
Po a ka vlerë të ringjallesh për një jetë të dytë kur gjithë të dashurit e tu s’do të jenë më?
Me sa duket ka vlerë për mbi 650 klientë të regjistruar tashmë në këtë program.
