E PAPRITUR në “Big Brother 4”/ Egli Tako ndërpret garën, zbulohet arsyeja

Një dalje e papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Një dalje e papritur ka ndodhur pak më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli Tako ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për arsye shëndetësore.
Në shtëpi hyri një zarf i kuq, të cilin e lexoi Danja dhe banorët mësuan lajmin për Eglin.
“Banorë, Vëllai i Madh ka marrë vendimin që konkurrentja Egli Tako për arsye shëndetësore të ndërpresë menjëherë garën. Egli ju uron suksese të gjithëve”, thuhej në zarf.
Më shumë rreth këtij vendimi do të mësohet në Prime-n e së shtunës.
Gjesti mbeti i habitur nga ky lajm, ndërkohë Amber dhe Jozi ia hodhën fajin banorit për largimin e Eglit në këtë pikë të lojës.