Pak momente pasi u ngrit në ajër, avionit i shpërthen motori, pilotja bën ulje emergjente

Ky është momenti rrëqethës kur motori i një avioni shpërthen pak sekonda pasi ngrihet në ajër.
Bëhet fjalë për aeroplanin Airubs A320 të kompanisë HiSky Europe, i cili po largohej nga kryeqyteti i Rumanisë, gjatë 3 marsit, përkatësisht nga aeroporti ndërkombëtar Oradea.
Por avioni krejt befasisht pësoi një defekt teknik, ndërsa dritat e ndërtesave të kryeqytetit rumun akoma shiheshin në pamjet e filmuara nga një pasagjer.
Në video shihet shpërthimi në krahun e majtë të avionit që po fluturonte mbi Bukuresht. Madje ishte një shpërthim i fuqishëm që u dëgjua brenda mjetit fluturues.
Sorin Balogh që gjendej brenda aeroplanit në atë kohë, tha se ‘të gjithë ishin të shokuar derisa ana e majtë e aeroplanit mori ngjyrë portokalli’.
Ishte pilotja me përvojë që bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar ‘Coanda’, vetëm 17 minuta pasi ishte ngritur në ajër.
Nuk raportohet për të lënduar, por aeroplani është dërguar për servisim dhe kontrolle të detajuara për të përcaktuar shkakun që çoi në këtë shpërthim./syri.net