Ryanair ndryshon rregullat e fluturimit; Çfarë do të ketë të re nga maji

Kompania ajrore Ryanair ka njoftuar se do të ketë ndryshime të rëndësishme në politikat e udhëtimit për pasagjerët. Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi nga maji 2025, përfshijnë kontrollin e detyrueshëm dixhital, kufizime të reja për bagazhet e dorës dhe gjoba më të larta për pasagjerët që vonohen.
Një risi tjetër që do të jetë për të gjithë udhëtarët është eliminimi i kartave fizike për të hipur në avion, duke e zëvendësuar me atë dixhitale. Regjistrimi duhet të bëhet në internet ose aplikacionin e Ryanair.
Po ashtu Për sa i përket bagazheve, Ryanair ka vendosur kufizime më të rrepta. Çdo pasagjer do të ketë të drejtë të marrë në bord pa pagesë vetëm një çantë personale shumë të vogël , përmasat maksimale të së cilës do të jenë 40x20x25 cm . Nëse bagazhi juaj i kalon këto masa, do t’ju duhet të paguani një gjobë deri në 70 euro në hyrje.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me përpikërinë. Pasagjerët duhet të jenë në hyrje të caktuara të paktën 40 minuta përpara nisjes së fluturimit. Një gjobë prej 120 eurosh mund të vendoset për ata që vijnë me vonesë ose ata që mbërrijnë në portë në minutën e fundit, duke rrezikuar ngadalësimin e operacioneve të imbarkimit.
Si ti shmangni gjobat?
Regjistrohuni në internet paraprakisht dhe shkarkoni kartën tuaj dixhitale të imbarkimit.
Kontrolloni përmasat e bagazhit tuaj të dorës për t’u siguruar që nuk i kaloni kufijtë e vendosur (40x20x25 cm).
Mbërrini në aeroport të paktën 40 minuta para nisjes së fluturimit.