Pavarësisht tensioneve mes tyre, Gjesti i qëndron afër Rozanës teksa rri shtrirë pasi është e sëmurë

Rozana Radi ka qenë e sëmurë dhe nuk ka lëvizur fare nga shtrati në Big Brother VIP Albania 4.
Megjithatë, Gjesti i shkoi afër në këto momente, pavarësisht situatave të tensionuara mes tyre.
E pyeti se çfarë dëshironte të ha dhe të pi, meqë nuk ndihej mirë në ato çaste, ndonëse nuk ishte interesuar asnjë person tjetër.
Teksa po fliste me banorin, ajo shihet e prekur duke thënë se si nuk iu kujtua askujt të pyes, se si është.
“Unë dje iu bëra për të ngrënë të gjithëve, pse nuk erdhi njëri të më pyes se çfarë ke”, tha ajo.
Gjesti duket se lë anash inatet, kur bëhet fjalë për ndihmë, pasi e ka treguar shpesh edhe me banorët e tjerë.
Ata kanë pasur raport të mirë deri më tani, por që secili po lufton për të shkuar në finale e për çmimin e madh.