ShowBiz

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi – G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

G Bani po vazhdon të jetë një nga banorët më të zhurmshëm në shtëpinë e famshme.

Ai ka prodhuar një sërë situatash, por pas rikthimit, ka pasur përplasje të ashpra sidomos me vajzat e shtëpisë.

Pas Danjës, konkurrenti i është vërsulur Valbona Mhillit, duke folur me tone të larta e në një moment edhe eskalon.

Duket se G Bani po vazhdon me avazin e vjetër dhe nuk ka marrë mësim nga përjashtimi me zarf të zi.

Ai u përjashtua nga ky format pasi e kishte goditur me shuplakë në fytyrë Gjestin.

Siç shihet, reperi nuk e ka larg as zarfin tjetër, pas ofendimeve e veprimeve që po bën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button