Bota

Ndërron jetë 16-vjeçari në Londër, nisin hetimet për ngjarjen

Një adoleshent ka humbur jetën pasi është qëlluar  me armë zjarri në jug të Londrës. Policia Metropolitane tha se 16-vjeçari u vra në Paradise Road, pranë stacionit të metrosë Stockwell.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nga Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe Ambulanca Ajrore e Londrës, adoleshenti u shpall i vdekur në vendngjarje, shkruan Sky News.

Në një deklaratë, Policia tha se nuk ka ende asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë, por kanë nisur hetimet për vrasje. Gjithashtu po punohet për identifikimin e viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button