Life Style

“Ai që më hodhi shishen…”/ Marc Anthony acarohet në mes të koncertit

Artistët, kur bëjnë një koncert live, kënaqen si asnjëherë më parë. Shumë e kanë pranuar se kjo është pjesa më shpërblyese e punës së tyre. Mirëpo, nuk mungojnë as momentet e pakëndshme, siç është ajo që ka përjetuar Marc Anthony në një nga koncertet e tij.

Marc kaloi nga një ton i qetë në atë që tregon vërtet zemërimin e tij dhe nuk nguroi të shprehte:“Do të të them diçka, ai që më hodhi shishen, ki **** të më tregoni kush ishe”.

Anthony nuk u ndal me kaq dhe shtoi: “Dëgjo, jo, jo, jo, jo këtu. Ata më kanë respektuar gjithmonë, unë e dua Kolumbinë sepse… Nëse më hedhin diçka, dreqin, kini guxim të tregoni”. 

Më vonë, artisti vendosi ta lërë çështjen mënjanë dhe vazhdoi koncertin në Barranquilla nën ritmin e hiteve të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button