A do ta kalosh oqeanin? Rama i përgjigjet qytetarit: Së shpejti një surprizë për ty dhe kënetën, votoni për mua që të shkojmë në BE

Kryeministri Edi Rama vijon me rubrikën “Sy m’sy”. Ditën e sotme ai i është përgjigjur komenteve nga Berlini, pasi ndodhet për Panairin e Turizmit. Një prej qytetarëve e pyeti nëse do të mundet ta kalojë oqeanin në të ardhmen. Rama, duke ironizuar Berishën i cili është i shpallur “non grata” nga SHBA, tha se së shpejti do të ketë një surprizë duke mos zbuluar më shumë detaje.
Rama: Unë me oqeanin nuk kam pasur probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurt që e kaloj oqeanin sa herë të dua dhe mos u çudit kur ta shikosh që jo do ta kaloj…por ia lëmë kohës sepse dua të të bëj një surpizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë.
I bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për Shqipërinë e 2030.
Rama: Ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë 2030 për tu anëtarësuar në BE ose një votë për kënetën dhe për tu kthyer prapë në gropë e kua kua kua. Kush do ta hedhë votën në atë drejtim do t’iu bierë në qafë fëmijëve të vet shumë keq. Na ishte një herë PD-ja, na ishte një herë megjithëse unë s’e kam dashur asnjëherë dhe kam pasur të gjithë të drejtën që mos e dua…por na ishte se nuk është më, është kënetë me një buf. Prisni të shikoni kur t’iu shfaqet lista e deputetëve. Shikoni listat e mbylura. Doni ju s’doni ju janë speciet më të ulëta politike aty do t’i keni. Ju si të doni./vizionplus.tv