Lajme

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën i riu 

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Kullë-Manëz, afro 20 km larg Durrësit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një këmbësor ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një autoveturë tip Opel Corsa.

Mësohet se viktima me iniciale S. A., është i moshës rreth 30 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës.

Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, por pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button